Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafire e parë do të jetë Rozafa Ukimeraj, sekretare e përgjithshme e MAPL-së, ajo do të flas rreth bashkëpunimit mes komunave Frascineto dhe Civita të Italisë me Fushë Kosovën dhe Lipjanin.

Për të folur për politikat sociale për rritje të natalitetit, e ftuar do të jetë Majlinda Aliu, gazetare.

Lidhje direkte do të ketë nga BKK 'Pjetër Bogdani' lidhur me orët letrare për pavarësinë, ku do të flas Reshat Sahitaj, nga  Këshilli organizativ.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.