Icardi pranë largimit, Interi synon bomberin e Romës

Icardi pranë largimit, Interi synon bomberin e Romës

Mauro Icardi me shumë mundësi do të largohet në fund të sezonit nga Interit.

Tashmë zikaltrit kanë filluar për të gjetur zëvendësuesin e tij. Internistët kanë piketuar bomberin e Romës Edin Dzeko, kontrata e të cilit me Romën përfundon në vitin 2021.

Roma nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën Dzekos i cili është 31 vjec dhe për këtë arsye në verë boshnjaku mund të jetë në merkato. 

Ndërkohë Interi ka dhe disa emra të tjerë në listë. Është Higuain i cili mund të mos blihet nga Chelsea në fund të këtij sezon. Gjithashtu Cavani dhe Zapata janë në listën paraprake te Interit.