Genoa ndëshkon Lazio e Strakoshës

Genoa ndëshkon Lazio e Strakoshës

Janë luajtur këtë pasdite disa nga ndeshjet javës së 24-të të kampionatit italian.

Në sy bie humbja e Lazios nga Genoa e cila ka përmbysur rezultatin në pjesën e dytë. Gjithashtu në sy bie edhe fitorja e Fiorentinës kundër Spal, e cila e ka afruar “violët” me vendet që të çojnë në Europë.

Lazio ishte ekipi që e kishte ndeshjen në dorë kundër Genoas, pasi kaloi e para në avantazh në fundin e pjesës së parë, me Badel. Por ligurezët kanë gjetur forcë dhe me dy gola në pjesën e dytë, ku njëri u shënua në minutën e fundit të ndeshjes, ka marrë trepikëshin.

humbje ka larguar shumë Lazion nga zona e Ligës së Kampionëve, pasi tashmë ngelet 4 pikë pas vendit të katërt që mbahet nga Milani.

Ndërsa Fiorentina ka marrë një fitore bindëse në fushën e Spalit, me rezultatin 1-4.

Rezultatet e ditës së sotme:

Spal- Fiorentina 1-4

Empoli- Sasuolo 3-0

Genoa-Lazio 2-1

Udineze-Chievo 1-0