Ambasadorët e Kosovës, falënderojnë shtetet që mbështetën vendin tonë

Ambasadorët e Kosovës, falënderojnë shtetet që mbështetën vendin tonë

Të gjithë ambasadorët e Kosovës në shtetet e ndryshme të botës, kanë falënderuar shtetet që e kanë njohur vendin tonë si shtet.

Në 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, të gjithë ambasadorët kosovarë në mbarë botën kanë falënderuar shtetet që e kanë njohur Kosovën, shkruan lajmi.net.

Për nder të kësaj dite, ambasadorët kosovarë nëpër shtetet e botës, përmes një video të përbashkët kanë falënderuar partneritetin me vendet të cilat ndihmuan dhe njohën Kosovën si shtet.

Në videon e realizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, në gjuhët e shteteve ku e përfaqësojnë Republikën e Kosovës, ambasadorët flasin për mbështetjen strategjike të atyre vendeve ndaj Kosovës.

Vlora Çitaku, Alma Lama, Beqë Cufaj, Qëndrim Gashi, Bernard Nikaj, Heroina Telaku, janë disa nga ambasadorët kosovarë që falënderuan shtetet që ndihmuan e njohën Kosovën.