Pavarësia e Kosovës rezultat i sakrificave, s’ka kthim prapa

Pavarësia e Kosovës rezultat i sakrificave, s’ka kthim prapa

Shteti i Kosovës është i përcaktuar për paqe dhe në rrugëtimin e saj në të ardhmen nuk do të ketë kthim, pasi pavarësia e vendit tonë është rezultat i sakrificës të të gjithë atyre që dhanë gjithçka për të ardhur në këtë ditë të madhe.

Kështu u tha në një pritje shtetërore organizuar sonte nga kryeministri Ramush Haradinaj, me rastin e shënimit të 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në të cilën morën pjesë zyrtarë të vendit tonë, kori diplomatik në vendin tonë dhe mysafirë të tjerë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se pavarësia e vendit tonë erdhi si rezultat i shumë sakrificave në luftën për liri, ndërsa porositi se rrugëtimi në të ardhmen do të jetë i pandashëm.

Ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj porositi se Kosova është e përcaktuar për paqe dhe se nuk do të ketë më kthim mbrapa.