​Senatorët amerikanë vizitojnë FSK-në

​Senatorët amerikanë vizitojnë FSK-në

Dje në Komandën e Forcës Tokësore të FSK-së nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama u prit një delegacion i senatorëve të Shatetve të Bashkuara të Amerikës, kryesuar nga senatori James M. Inhofe - Kryesues i Komitetit të Senatit për Shërbimet e Armatosura, i cili shoqërohej edhe nga senatorët: Michel B. Enzi; John N. Boozman; Marion Round; dhe përfaqësuesit Trent Kelly dhe Gregory Gianforte.

Në takim komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama i njoftoi senatorët, për  aktivitetet e zhvilluara në kuadër të partneritetin tonë me SHBA-të, rëndësinë që ka për neve ky partneritet dhe  në  veçanti për Programin e  Partneritetit Shtetëror me IOËA-në,  bashkëpunimi me Ekipin Ndërlidhës Këshillues të NATO-s (NALT) që është i atashuar në Ministri dhe Forcë si dhe bashkëpunimin e mirë  me KFOR-in.

Po ashtu gjeneral  Rama i njoftoi mysafirët e lartë nga SHBA-të edhe me detyrat dhe planet që e presin FSK-në, me  mision të ri - mision ushtarak,  në ngritjen e strukturës dhe kapaciteteve operacionale, duke bashkëpunuar ngushtë me SHBA-të, me partnerët tjerë strategjik, NATO-n dhe vendet aleate, njofton Ministria e Mbrojtjes përmes një komunikate për media.                                                  

Kryesuesi i delegacionit të senatorëve nga SHBA-të, senatori James M. Inhofe ndër të tjera u shpreh se: “Jam i nderuar ta udhëheqë delegacionin nga Kongresi amerikan, në Kosovë. Kosova është një partner i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara dhe për NATO-n, pasi që punojmë së bashku në ndalimin e rritjes së agresionit Rus në rajon”.                                                                         

Në takim ishin të pranishëm edhe gjeneral major Gëzim Hazrolli, gjeneral brigade Enver Cikaqi dhe kolonel Jeton Dreshaj.


MË SHUME NGA Aktuale