Duhanpirja pasive ndikon në dhëmbët e fëmijëve

Duhanpirja pasive ndikon në dhëmbët e fëmijëve

Kariesi te fëmijët shkaktohet si rezultat i duhanpirësve dhe tymit të duhanit, tregojnë hulumtimet japoneze.

Një ekip ekspertësh arriti në përfundimin se edhe pirja e duhanit pasiv ndikon te foshnjat disamuajshe.

Ata analizuan gjendjen shëndetësore të 75.000 fëmijëve të lindur në mes të viteve 2004 dhe 2010, si dhe të dhënat e kontrollit të rregullt me katër, nëntë, 18 dhe 36 muaj. Nënat e tyre duhej të plotësonin pyetësorët mbi shkallën e ekspozimit të fëmijës ndaj tymit të duhanit gjatë shtatzënisë deri në moshën trevjeçare.

Gjashtëdhjetë e tetë për qind e fëmijëve kishin pasoja të drejtpërdrejta të pirjes së duhanit pasiv dhe kariesit, dhe në 13,000 raste u diagnostikua kariesi dentar. 

Duke krahasuar të dhënat për fëmijët nga familjet duhanpirëse dhe jo-duhanpirësit, u konstatua se ekspozimi i tymit në foshnja katër muajsh dyfishon rrezikun nga kjo sëmundje.