BE do ta përshëndes suksesin e arritur me Marrëveshjen e Prespës

BE do ta përshëndes suksesin e arritur me Marrëveshjen e Prespës

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini para fillimit të Këshillit të ministrave për Punë të Jashtme të vendeve anëtare të BE-së, tha se ministrat do ta përshëndesin suksesin historik që e kanë arritur të dy palët me Marrëveshjen e Prespës.

Zgjidhja e kontestit të emrit është një nga lajmet e rralla të mira për Bashkimin Evropian, theksoi Mogerini para fillimit të mbledhjes, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli, transmeton Portalb.mk.

“Mendoj se të gjithë do të jenë të lumtur që do të mund të fillojmë me diçka të arritur pas aq shumë pune, falë lideritetit impresiv, guximit dhe vendosmërisë së liderëve dhe të popujve të të dy vendeve”, deklaroi shefja e diplomacisë evropiane.