Shqipëria rrit eksportet me Turqinë,Austrinë dhe Mbretërinë e Bashkuar

Shqipëria rrit eksportet me Turqinë,Austrinë dhe Mbretërinë e Bashkuar

Eksportet shqiptare vijojnë trendin e rritjes duke zgjeruar gjeografinë me vende të Bashkimit Europian, Turqinë e Mbretërinë e Bashkuar.

Instituti i Statistikave publikoi raportin mbi tregtinë e jashtme ku evidenton se, në muajin Janar 2019, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Janar 2017 janë Turqia me 175,3%, Austria 104,4 % dhe Mbretëria e Bashkuar 34,1 %.

Ndërsa vendet me të cilët Shqipëria ka shënuar rritjen më të madhe të importeve, gjatë muajit janar 2019, në krahasim me Janar 2017 janë: Kina 18,8 %, Rusia 59,9 % dhe Kroacia 3,8 %. /Atsh