LSDM dhe BDI kërkojnë kandidat konsensual për president

LSDM dhe BDI kërkojnë kandidat konsensual për president

Sot përfundon konkursi në LSDM për kandidat për president të shtetit. Kryeministri dhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev do të tentojë me liderin e BDI-së Ali Ahmeti të gjejnë kandidat konsensual për siç thonë, “të ardhmen e shtetit dhe barazinë mes qytetarëve”.

Zaev pas takimit deklaroi se ai personalitet duhet t’i përfaqësojë të gjithë qytetarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut me çka do të jepet mesazh për një shoqëri për të gjithë.

“Bëhet fjalë për një shans të vlefshëm, që ndoshta do të ketë sukses, ndoshta edhe jo”, ka thënë Zaev.

Ai përsëriti se nuk do të kandidohet për shef të shtetit. I pyetur cilët janë kandidatët e mundshëm të LSDM-së, Zaev tha se prej dhjetë emrave të cilët përmenden në opinion, pesë janë favoritë. Paralajmëroi se informacione më konkrete do të mësohen në ditët në vijim.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, megjithatë, deklaroi se vendimet që do të sillet duhet të jenë në dobi të shtetit, shumicës së qytetarëve dhe të partive. Konfirmoi se bisedimet vazhdojnë në nivel të sekretarëve organizativë.

Në pyetje të gazetarëve nëse BDI-ja do ta mbështesë Zoran Zaevin si kandidat, Ahmeti nuk u përgjigj konkretisht. Tha se nuk është mirë një lider i partisë politike të bëhet president.

I pyetur për Nikolla Dimitrov, lideri i BDI-së tha se nuk dëshiron tani të deklarohet për emra, se bëhen sondazhe të cilat duhet të japin njohuri më konkrete.

Ahmeti theksoi se edhe ai nuk do të kandidohet për shef të shtetit.

Për profesoreshën Gordana Siljanovska, kreu socialdemokrat Zaev, madje theksoi se për ta nuk është e pranueshme si kandidate e përbashkët presidenciale.

Pas takimit me Ahmetin, Zaev paralajmëroi bisedime edhe me partitë tjera politike nga dhe jashtë koalicionit qeveritar.

Ndryshe, zgjedhjet e gjashta presidenciale janë nënshkruar nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi më 8 shkurt. Rrethi i parë i zgjedhjeve është caktuar më 21 prill, ndërsa i dyti më 5 maj./MIA