Hoti: Nënshkrimet për rrëzimin e Haradinajt, presim të bëhen 61

Hoti: Nënshkrimet për rrëzimin e Haradinajt, presim të bëhen 61

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se nënshkrimet për rrëzimin e Ramush Haradinajt nga qeveria i ka në zyrën e tij, megjithatë thotë se ende nuk i kanë mbledhur 61 të tilla.

Ai ka thënë se secila parti politike që është e interesuar për rrëzimin e Qeverisë e ka derën e hapur, duke mos përjashtuar as Listën Serbe. Por thotë se nuk do të pranojnë koncesione të “Srpskas” në këmbim të votave të tyre për rrëzimin e Qeverisë.

“Ne kemi një listë të nënshkrimeve në zyrën time. Ende nuk i kemi 61. Në momentin që një parti politike interesohet për t’i bërë. Nënshkrime te Listës Serbe nuk janë në këtë listë, sepse po të ishin do të ishte punë e kryer. Ata nuk i japin këto nënshkrime pa ndonjë koncesion, por ne nuk jemi të gatshëm që të bëjmë një gjë të tillë”, ka thënë Hoti në "T7".