Baraliu: Veprimi i PD-së dëmton imazhin e Shqipërisë

Baraliu: Veprimi i PD-së dëmton imazhin e Shqipërisë

Mazllum Baraliu, ish-kryeshef i KQZ-së, ka thënë se klasa politike në Shqipëri nuk është e konsoliduar dhe se nuk është e vetëdijshme për veprimet që po i bën.

Ai të martën në RTK 3 ka komentuar djegien e mandateve nga Partia Demokratike.

“Ky është një veprim ekstrem politik i PD-së, që si duket është inkurajuar nga protesta e fundit. Është një akt i paprecedent politik, që në esencë e dëmton imazhin e Shqipërisë.

Opozita po e dëmton elektoratin e vetë më shumë se sa që po e ndihmon, dhe po e dëmton Shqipërinë. Kjo klasë politike atje nuk është e konsoliduar dhe e vetëdijshme se si po vepron”, ka thënë ai.

Bajraliu ka thënë se djegia e mandatit është presion me shpresë të rrëzimit të Qeverisë dhe të mobilizimit të qytetarëve në zgjedhje.


MË SHUME NGA Aktuale