QKUK: 62 operacione për 24 orë

QKUK: 62 operacione për 24 orë

Për 24 orë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë kryer gjithsej 62 operacione në klinika të ndryshme.

Sipas raportit 24 orësh të Klinikës së Anestezionit në Klinikën e Gjinekologjisë ka pasur 17 operacione, në emergjencë 3 operacione, në ortopedi 8 operacione, në kirurgji maksillofaciale 2 operacione, në ORL 7 operacione me anestezion total.

Kirurgjia Torakale ka kryer 3 operacione, në neurokirurgji 2 operacione, në kirurgji plastike 2 operacione, në kirurgji vaskulare 7 operacione, në kirurgji të fëmijëve 4 operacione, në kirurgji abdominale 3 operacione dhe në kardiokirurgji 1 operacion.