Japonia, ndihma zhvillimore për Pakistanin prej 10.6 milionë dollarësh

Japonia, ndihma zhvillimore për Pakistanin prej 10.6 milionë dollarësh

Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara vuri në dukje se ndihma japoneze do të përdoret në provincat pakistaneze Khyber Pakhtunkhwa, Sindh dhe Balochistan.

Japonia është e gatshme të dhurojë 10.6 milionë dollarë amerikanë (rreth 9.3 milionë euro) me qëllim që të ndihmojë Pakistanin në luftën kundër kequshqyerjes, përmirësimin e kushteve të jetesës dhe forcimin e kapaciteteve në mbrojtjen kundër fatkeqësive natyrore, njoftoi Agjencia e Kombeve të Bashkuara.

Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) thekson se ndihmat japoneze do të përdoren në provincat pakistaneze Khyber Pakhtunkhwa, Sindh dhe Balochistan.

"Kjo është një partneritet i nënshkruar mes Qeverisë së Japonisë me UNDP-në dhe Programin Botëror të Ushqimit (WFP) në Islamabad", bëri të ditur UNDP-ja të martën në mbrëmje.

Më tej thuhet se nga shuma totale e ndihmës, 3.5 milionë do të përdoren për identifikimin e hershëm dhe trajtimin e 155 mijë nënave me kequshqyerje akute dhe fëmijëve në Khyber Pakhtunkhwau, përfshirë familjet e zhvendosura nga Afganistani dhe popullsinë e kërcënuar lokale.

Një pjesë e grantit japonez do të ndahet për të rritur nivelin lokal dhe kombëtar të gatishmërisë për reagime ndaj fatkeqësive natyrore. Ndër të tjera është planifikuar fillimi i një sistemi pilot për paralajmërimin e hershëm të cunamit dhe rritjen e rezistencës së komuniteteve ndaj rreziqeve në zonat bregdetare me fokus ndaj grave dhe fëmijëve.