ADN-ja e peshkaqenit mund të ndihmojë në shërimin e kancerit

ADN-ja e peshkaqenit mund të ndihmojë në shërimin e kancerit

Peshkaqenë të bardhë të mëdhenj mund të mbajnë sekretet për shërimin e kancerit dhe sëmundjeve të tjera lidhur me moshën, ekspertët besojnë.

ADN-ja e peshkaqenëve  të bardhë të mëdhenj ka zbuluar “mutacione” që mbrojnë kafshët kundër kancerit dhe sëmundjeve të tjera.

Shkencëtarët shpresojnë se kërkimet e mëtejshme mund të ndihmojnë në trajtimin e sëmundjeve të lidhura me moshën, tek njerëzit.

Peshkaqenët e mëdhenj gjithashtu kanë aftësinë për të riparuar ADN-në e tyre , diçka që ne nuk mund ta bëjmë.

Hulumtimi u krye nga një ekip shkencëtarësh të fondacionit “Save The Sea Seas Foundation Shark Research” në Universitetin “Nova Southeastern” në Florida.

Gjenet e paqëndrueshme tek njerëzit janë ato që na bëjnë të ndjeshëm ndaj sëmundjeve të lidhura me moshën siç është edhe kanceri.

Për shkak se peshkaqenët janë ndër gjallesat që jetojnë më gjatë, me vite ata kanë evoluar kështu që ADN-ja e tyre mund të riparojë vetveten dhe si rrjedhojë është më tolerante ndaj sëmundjeve.

Paqëndrueshmëria e gjeneve është një çështje shumë e rëndësishme dhe që ndikon në shumë sëmundje të rënda njerëzore”,- thotë bashkëdrejtuesi i studimit Dr Mahmood Shivji.

“Tani ne kuptojmë se natyra ka zhvilluar strategji të zgjuara për të ruajtur stabilitetin e gjeneve në këto peshkaqenë me peshë të madhe dhe me jetë të gjatë.”

“Ka ende shumë për t’u mësuar nga këto mrekulli evolucionare, duke përfshirë informacion që potencialisht do të jetë i dobishëm për të luftuar kancerin dhe sëmundjet që lidhen me moshën, dhe për të përmirësuar trajtimet shëruese të plagëve tek njerëzit, teksa zbulojmë se si këto kafshë e bëjnë këtë”.

ADN-ja e peshkaqenëve është një herë e gjysmë më e madhe se ADN-ja njerëzore, që do të thotë se ka gjëra të koduara në kafshë që, për momentin, njerëzit nuk mund të bëjnë.

Dhe shkencëtarët shpresojnë të zhbllokojnë ato sekrete dhe t’i përdorin për të trajtuar problemet që ADN-ja tashmë po zgjidh tek peshkaqenët.

Ata besojnë se peshkaqenët mund të ndihmojnë gjithashtu edhe shërimin e plagëve dhe mpiksjen e gjakut, për shkak të aftësisë së tyre për t’u shëruar shpejt nga lëndimet serioze, shkruan blitz.al. Studimet tregojnë gjithashtu se peshkaqenë janë edhe më të rëndësishëm në luftën kundër ngrohjes globale, pasi gjuetia e tyre mban në kontroll numrin e krijesave më të vogla, të cilët prodhojnë më shumë dioksid karboni.