Ramë Lahaj iu kundërpërgjigjet mediave serbe

Ramë Lahaj iu kundërpërgjigjet mediave serbe

Ramë Lahaj iu kundërpërgjigjet mediave serbe me videon e parakalimit të Ushtrisë

Në ditëlindjen e 11-të të Kosovës, Ramë Lahaj publikoj një videoklip i cili alarmoi serbët.

Më 17 shkurt, në 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, tentori Ramë Lahaj, publikoi këngën “Rrjedh në këngë e ligjërime”, videoklipi i së cilës i është kushtuar Ushtrisë së Kosovës.

Pas publikimit të kësaj kënge, kanë reaguar edhe mediet serbe, “Telegraf.rs” thotë se tenori dëshiron që kjo këngë të jetë ‘një mesazh shprese’.

Titulli i mediumit serb ishte “Këngëtari shqiptar ka bërë spot të mërzitshëm me këngë në rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë së vetshpallur të -Kosovës. Madhështia e terroristëve dhe Ushtrisë së Kosovës. Ai ka thënë se dëshiron që kjo këngë të jetë “mesazh i shpresës”.

Ndërsa nuk ka munguar reagimi i Ramë Lahajt i cili iu është kundërpërgjigjur mediave serbe me një tjetër video në të cilën shihen Ushtria e Kosovës duke parakaluar me rastin e 11 vjetorit të shtetit.

“Shqiptarët e mi të dashtun… Këto ditë më kemi dhanë kënaqësi të jashtëzakonshme dhe ma keni mbush shpirtin me komente, urime e bekime tuaja.  Ju faleminderit nga zemra!  E kam filluar këtë projekt për t’i kujtuar të gjithë që shpresën, krenarinë e dashninë për vendin nuk na e kanë humbur dot as pushtuesit e nuk do të arrijnë kurrë të na e humbin as ata që duan të bëjnë pazare për kufijtë tanë të shenjtë, sepse çdo pëllëmbë e tyre është e larë me gjak. Shpresën nuk keni me na e zbehë! Ne e duam Kosovën dhe nuk do të ikim, po një ditë do ta sjellim aty ku e ka vendin. Ne do t’i bëjmë krenarë gjeneratat e reja që janë plot jetë e që po i dëshmojnë botës se jemi rinia më e shëndosh e kreative në botë.Këtë video po ua postoj si përgjigjen më të mirë, gazetarëve serbë që portreti i ushtarit tim e çizmet e reja u paskan pengue…. ne jemi shumë… e gati për t’a mbrojt vendin siç kemi bo nder shekuj.
Nga zemra do të falënderoja miqtë e mi Bes & Bled Bujupin të cilët e kuptun mesazhin dhe realizuan videon me mjeshtërinë e tyre. Po ashtu kameramanëve fantastikë Arton Krasniqit e Latif Hasollit.
I juaji përgjithmonë. Rame Lahaj”, ishte reagimi i tanorit shqiptar në Instagram.