Arrestohet serbi, mbante armë me leje të Serbisë

Arrestohet serbi, mbante armë me leje të Serbisë

Policia e Kosovës ka arrestuar një serb në Istog, për shkak të posedimit të armës pa leje.

Rasti ka ndodhur dje në ora 11:40, ku policia pas marrjes së informacionit, ka kontaktuar M.Dz. (1951), i cili ka pranuar se ka një armë me leje të Serbisë.

Policia me këtë rast ka konfiskuar pistoletën e tipit ‘Crvena zastava’ e kalibrit 7.62mm, prodhim jugosllav, së bashku me tetë fishekë të njëjtit kalibër.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.