Rusia ua ndalon ushtarëve përdorimin e telefonave të mençur

Rusia ua ndalon ushtarëve përdorimin e telefonave të mençur

Parlamenti i Rusisë ka votuar për të ndaluar përdorimin e telefonave të mençur nga ushtarët përderisa janë në detyrë, pasi përdorimi i rrjeteve sociale nga ta ka ngritur shqetësime lidhur me sigurinë kombëtare.

Ligji i ri e ndalon personelin ushtarak nga përdorimi i një telefoni me të cilin mund të realizohen fotografi, të incizohen video dhe mundëson qasjen në internet.

Ushtarët gjithashtu nuk mund të shkruajnë për ushtrinë ose të bisedojnë me gazetarët.

Më shumë se 400 nga 450 ligjvënës në dhomën e ulët të parlamentit të Rusisë mbështetën ligjin të martën.

Telefonat që mundësojnë kryerjen e veprimeve bazike si telefonata dhe dërgimi i mesazheve ende mund të përdoren, por tabletat dhe laptopët gjithashtu do t’i nënshtrohen ndalimit të ri.