Dy këmbësorë goditen nga vetura në Prishtinë

Dy këmbësorë goditen nga vetura në Prishtinë

Një aksident ka ndodhur rreth orës 19:30 në udhëkryqin te Katedralja, në qendër të Prishtinës.

Një veturë ka goditur dy këmbësorë.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

Ai ka thënë se njësitet policore iu kanë përgjigjur rastit dhe janë në proces të ekzaminimit të vendit të ngjarjes.

“Policia ka pranuar informatën për një aksident trafiku afër katedrales në Prishtinë, ku dyshohet se dy këmbësorë janë goditur nga një automjet. Njësitet policore iu kane përgjigjur rastit menjëherë dhe janë në proces të ekzaminimit të vendit të ngjarjes. Për detaje tjera do të njoftoheni më vonë. Gjithashtu për gjendjen shëndetësore të personave të involvuar do të merrni informacione nga kompetentët mjekësorë”, ka thënë Hoxha.