Beteja që la të vdekur 976 mijë viktima

Beteja që la të vdekur 976 mijë viktima

​Në Verdun të Francës më 21 shkurt të vitit 1916, fillon beteja më e përgjakshme e luftës së parë botërore midis ushtrive gjermane dhe franceze.

Një ri-vlerësim në vitin 2000, gjeti se nga 715 mijë viktima, 377 ishin francezë dhe 337 mijë gjermanë me një mesatare prej 70 mijë viktima për çdo muaj të betejës.

Beteja e Verdunit është cilësuar një nga më të gjatat dhe më të kushtueshmet në historinë njerëzore, ri-vlerësime të tjera të fundit thonë se numri i viktimave arriti në 976 mijë deri në përfundim të betejës, 18 dhjetor 1916, që rezultoi me fitoren e ushtrisë franceze.