Policia: 43 aksidente për 24 orë në Kosovë

Policia: 43 aksidente për 24 orë në Kosovë

Numri i aksidenteve të regjistruara në territorin e Kosovës për 24 orët e fundit ka qenë i lartë dhe alarmant.

Sipas raportit policor, në këtë periudhë kohore kanë ndodhur 43 aksidente komunikacion.

Prej tyre, 23 me të lënduar dhe 20 pa të lënduar në njerëz.

Kurse, policia e trafikut rrugor ka shqiptuar edhe mijëra gjoba për kundërvajtësit. Në 24 orëshin e fundit, janë shqiptuar 1452 gjoba.