Sot do të promovohet libri “Mesjeta ime” i Ag Apollonit

Sot do të promovohet libri “Mesjeta ime” i Ag Apollonit

Sot, në orën 17:00, në Shtëpinë e Kulturës në Kaçanik, mbahet promovimi i librit “Mesjeta ime” të Ag Apollonit. Ky është promovimi i parë në vendlindjen e autorit që bëhet me rastin e dhjetë vjetorit të krijimtarisë së Ag Apollonit, libri i parë i të cilit u botua në vitin 2009.

Në promovim do t’i gjeni autorin dhe librin.

Librat e Ag Apollonit:

1. "Zomb" (poezi, 2009),
2. "Historia e një koleksionisti të syve" (drama, 2010),
3. "Parabola postmoderne" (studim, 2010),
4. "Paradigma e Proteut" (studim, 2012),
5. "Ulurima e Ujkut" (roman, 2013),
6. "Zazen" (roman, 2014),
7. "Koferi i Konicës" (ese, 2016),
8. "Hamleti simbas Horacit" (dramë, 2017),
9. "Skenderbeu: Manuskripti i Marlout" (dramë, 2018),
10. "Mesjeta ime" (ese, 2019).