Jagland i KE: Opozita nuk duhet të braktisë parlamentin

Jagland i KE: Opozita nuk duhet të braktisë parlamentin

Duke shprehur shqetësim për vendimin e opozitës për t`u tërhequr nga Parlamenti, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjørn Jagland, tha: "Në një demokraci legjislatori është shkalla e parë ku çështjet politike që prekin të gjithë vendin duhet të debatohen dhe ku duhet të kërkohen zgjidhjet. Opozita shqiptare nuk duhet të braktisë parlamentin".

Duke pasur parasysh protestat sot në Tiranë, ai tha: "Të gjitha palët duhet të përmbahen nga retorika e dhunshme dhe dhuna në rrugë. E drejta e tubimit dhe e demonstrimit duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore", transmeton oranews.