Policia arreston dy persona në Pejë

Policia arreston dy persona në Pejë

Policia e Kosovës, raporton se pas një mosmarrëveshje të mëhershme fillimisht është arrestuar i një person i cili ka dalë nga shtëpia duke mos e zbatuar masën e arrestit shtëpiak si dhe personi tjetër i cili ka ndalur në rrugë me veturën e tij me qëllim që ta sulmojë me një shufër metalike atë.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 01:52 në fshatin Zahaq, Pejë.

Ndërkaq, dy të dyshuarit janë ndaluar nga policia dhe pas intervistimit me vendimin e prokurorit dërgohen në qendrën e mbajtjes.