Isuf Gashi flet pas intervistimit, thotë se krimet i ka bërë Serbia

Isuf Gashi flet pas intervistimit, thotë se krimet i ka bërë Serbia

Isuf Gashi ka thënë se UÇK ka bërë luftë për çlirim e krime ka kryer Serbia.

Ai ka folur kështu pas përfundimit të pjesës së dytë të intervistimit nga Gjykata Speciale

“Ju kam thënë që UÇK ka bërë luftë për çlirim, krimet i ka bërë Serbia me Millosheviqin. U kam thënë realitetin, ato që të gjitha është dashur t’u them. Në saje të luftës së UÇK-së jemi këtu ku jemi”, ka thënë shtatëdhjetë e tre vjeçari i njohur si “Baca”.

Ai ka treguar se pyetjet kanë pasur të bëjnë me atë se ku ka vepruar UÇK-ja, cilat kanë qenë zonat e lira etj. “Gjykata Speciale është e padrejtë, sepse është vetëm për shqiptarë”, ka thënë ai.

Autor: rtklive.com


MË SHUME NGA Aktuale