Argjend Malaj: Ndaj Kukësit vetëm fitorja na bën punë!

Argjend Malaj: Ndaj Kukësit vetëm fitorja na bën punë!

Ndryshimet e shumta në stol nuk i kanë bërë mirë Kamzës. Është i bindur për këtë Argjend Malaj.

Mesfushori kosovar në një intervistë për Supersport foli për trajneri e ri Gentjan Stojku, për situatën në klub dhe për ndeshjen e rradhës ndaj Kukësit.

Trajneri i ri – “Deri sa të ambientohesh me një trajner, është e vështirë, por shpresoj të vazhdojmë deri në fund me trajnerin që ka ardhur tani dhe i uroj suksese deri në fund të sezonit. Shpresoj të mos ndryshojmë më trajner”.

Situata në klub – “Situata nuk është shumë e mirë, pasi humbëm ndeshje direkte me Kastriotin. Por nuk duhet të ulim kokën dhe të shohim ndeshjen e radhës. Kruja na mposhti, por mund të mposhtim skuadrat tjera. Besoj se do ia dalim të arrijmë te objektivat tona”.

Kukësi – “Kukësi ka cilësitë e veta, por nuk është në situatë të mirë. Barazimi nuk na bën punë dhe normalisht, do të synojmë tri pikët”,- u shpreh Malaj.