Rama: Përgjegjësia jonë është të vazhdojmë

Rama: Përgjegjësia jonë është të vazhdojmë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Partia Socialiste do të vazhdojë që të qeverisë në Shqipëri. Ai u është drejtuar qytetarëve të Shqipërisë me një fjalim të gjatë të njëjtën ditë kur opozita protestoi në Tiranë.

“Përgjegjësia jonë është të vazhdojmë”, ka thënë Rama, duke u shprehur se Shqipëria ka nevojë për një opozitë që është alternativë dhe që është serioze.

“Sot vetëm që nuk keqeveris prodhon lajme të këqija të pafundme nga Shqipëria. Lanë mandatet e deputetëve sepse s ‘kanë mbrapa popullin. Opozitë e dobët që vizion ka përmballjen muskuloze”, ka thënë Rama.

Rama ka thënë se ka gatishmëri të bisedojë me opozitën. “Jemi gati të ulemi të bisedojmë për gjithçka që i shërben forcimit të demokracisë në vend. Dora e bashkëpunimit me opozitën është e shtrirë”, ka theksuar ai.

Ai ka komentuar edhe tërheqjen e paraleleve mes tij dhe Maduros në Venezuelë.  

“Në Venezuelë SHBA është me opozitën, kurse këtu janë kundër opozitës së sjelljeve të fundit”, ka thënë Rama.

Kryeministri shqiptar ka theksuar se opozita e di që humbjen në zgjedhjet e ardhshme e ka të pashmangshme.

Ai ka thënë se drejtësia e re që po vjen nuk ndalet dot.

Rama është shprehur se ka bërë edhe gabime, por ka ditur edhe të tërhiqet të thotë: më fal.

Autor: rtklive.com