Matoshi e Lluka, deklaratë të përbashkët me shtete të Ballkanit

Matoshi e Lluka, deklaratë të përbashkët me shtete të Ballkanit

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka morën pjesë në takimin ndërministror të Ballkanit Perëndimor për Energji dhe Klimë në Podgoricë, me ç’rast u nënshkrua deklarata e përbashkët për një mjedis të pastër dhe diversifikim të mirëfilltë të energjisë.

Në takim, ku prezent ishte edhe komisionari i BE-së për Zgjerim Johaness Hahn, u diskutua për problemet dhe sfidat e përbashkëta në fushën e mjedisit, energjisë dhe klimës.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, prezantoi angazhimin dhe të arriturat e shtetit të Kosovës në fushën e mjedisit, energjisë dhe ndryshimeve klimatike. Ai ndër tjera dha lajmin se Kosova ka miratuar Strategjinë dhe Planin e Veprimit për Ndryshime Klimatike, e cila u mirëprit nga komisionari Hahn, si kërkesë e BE-së dhe raportit të progresit për Kosovën.

Ndryshe, deklarata u nënshkrua nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia Veriore edhe BeH.