Rakiq - Bahtirit: Ta inicojmë bashkë anulimin Pavarësisë së Kosovës

Rakiq - Bahtirit: Ta inicojmë bashkë anulimin Pavarësisë së Kosovës

Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka reaguar pasi kyetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i ka dërguar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, nënshkrimet e peticionit për bashkimin e Mitrovicës.

“Nëse Bahtiri vendosi që unifikimi i popullit serb dhe ai shqiptar është zgjidhja më e mirë, e ftoj atë të dërgojmë së bashku iniciativën në Kuvendin e Kosovës për të vendosur mbi anulimin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe integrimit të Kosovës në Serbi”, deklaroi Rakiq.

Ai këtë deklaratë e bëri pasi Bahtiri sot ia dorëzoi peticionin me 15 mijë nënshkrime presidentit të vendit Hashim Thaçi.


MË SHUME NGA Aktuale