Mogherini sheh përparim në dialogun Kosovë-Serbi

Mogherini sheh përparim në dialogun Kosovë-Serbi

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, ka deklaruar se pavarësisht nga vështirësitë, ka pasur përparim në negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës.

Mogherini ka thënë për "Politico" se ajo e konsideron suksesin e saj më të madh marrëveshjen bërthamore me Iranin.

Megjithatë, ajo theksoi se nuk mund të harrojë punën në Ballkan.

“Pavarësisht nga të gjitha vështirësitë, po shtyjmë përpara negociatat mes Serbisë dhe Kosovës, në mënyrë që njëherë e përgjithmonë të mund t'i japim fund konflikteve në Ballkan”, u shpreh Mogherini.