Ismaili: Rritje e prodhimit vendor, konsumi i mallrave serbe ka rënë

Ismaili: Rritje e prodhimit vendor, konsumi i mallrave serbe ka rënë

Elhami Ismaili nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka thënë se prodhimi vendor është rritur kurse konsumi i produkteve vendore ka rënë shumë.

Ai ka folur të enjten në “55 minuta” te RTK 3.

“Është rritur shumë konsumi i produkteve vendor dhe njëkohësisht është rritur edhe prodhimi. Efektin e taksës e ka ndjerë çdo qytetar i Kosovës. Konsumi i produkteve serbe ka rënë shumë”, ka thënë ai.   

Ai ka komentuar edhe deklaratat e zyrtarëve serbë se mallrat serbe po futen në Kosovë përmes rrugëve të tjera. “Serbia tenton që ta dëmtojë prodhimin vendor. Ne nuk e marrim seriozisht një deklarim të tillë”, ka thënë Ismaili.


MË SHUME NGA Aktuale