Stavileci: Kontrabandimi i mallrave nga Serbia, e vështirë të bëhet

Stavileci: Kontrabandimi i mallrave nga Serbia, e vështirë të bëhet

Adriatik Stavileci nga Dogana e Kosovës ka thënë se vështirë është të bëhet kontrabandimi i mallrave serbe në Kosovë.

Duke folur në “55 minuta” te RTK3, ai ka thënë se nuk kanë vërejtur rritje të kontrabandimit.

“Nuk kemi vërejtur rritje të kontrabandimit të mallrave serbe. Në veri dogana është shumë aktive. Mund të ketë tentime, ne kemi pasur disa raste, por kanë qenë raste të izoluara. Por prapë se prapë është shumë e vështirë të arrihet kjo, sepse ka shumë sy që të mos kalojë ai produkt. Deklaratat e tilla (rasti Lajiqv.j.) janë spekulime”, ka thënë ai.