Edhe nesër mot me diell, nga pasnesër bien temperaturat

Edhe nesër mot me diell, nga pasnesër bien temperaturat

Temperaturave të larta që mbizotëruan mbi vendin tonë këtyre ditëve, po ju vie fundi.

Kjo si pasojë e fuqizimit të masave ajrore me origjinë nga veriperëndimi i Kontinentit dhe vranësirave të dendura dhe jostabile të cilat do të shfaqen ditën e premte, për të vazhduar edhe gjatë vikendit.

Rrezet e diellit të cilat do të shfaqen në orët e hershme, gjatë ditës do të mbulohen nga vranësirat e dendura të cilat fillimisht do të shoqërohen me reshje shiu, e me rënjen e temperaturave, reshjet e shiut në shumë territore do të transferohen në formë dëbore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius.

Shtypja ajrore edhe pse do të ketë rënje, sërish mbetet mbi vlerat e normales.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit, mesatare deri e fortë, ku në disa vende në Dukagjin mund të arrijë deri në 15m/s, ndërsa në rrafshin e Kosovës, kjo shpejtësi parashihet të arrijë deri 12m/s”, thuhet në raportin e IHMK-së.