KEK-u “kërcënon” me reduktime të energjisë elektrike

KEK-u “kërcënon” me reduktime të energjisë elektrike

Ankesat e sindikatave të pa kënaqura me Ligjin e Pagave në drejtim të institucioneve të vendit nuk kanë të ndalur. E fundit e cila ka shprehur pakënaqësitë e saja është edhe sindikata e Korporatës Energjetike të Kosovës, e cila disa ditë para se Ligji i Pagave të hynte në fuqi, përmes një proteste paralajmëroi se nëse ndodhë një gjë e tillë, atëherë do të fillojnë edhe reduktimet e energjisë elektrike.

Të njëjtën gjë, po e thotë edhe sot kryetari i kësaj sindikate, Nexhat Llumnica. Ai përmes një shkrimi në Facebook u ka bërë me dije krerëve shtetërorë se nëse cungohet e drejta e të ardhurave tona, do të cungohet edhe vullneti për punën e që nënkupton prodhim jo stabil me energji elektrike në vend.

“President, Kryeminister, Kryeparlamentar, Deputetët, Ministra, Bord i KEK-ut, Menaxhment i KEK-ut hapni syt mirë sepse se nese cungohet e drejta e të ardhurave tona do të cungohet edhe vullneti për punën e që nënkupton prodhim jo stabil me energji elektrike në Vënd, që nënkupton se Qeveria mund të mos përfitojë dhjetra miliona € në vit siq i ka deri më tani”, ka shkruar Llumnica.

Ka shkruar se që nga paslufta e deri më tani të gjitha ndërmarrjet publike janë shkatërruar, gjoja se po bejnë privatizimin e tyre, por ka ndodhur e kundërta është bërë Pasivizimi i tyre, sepse nuk kanë zgjedhur as kriterë për Privatizim dhe as bazë për ndermarrësi që të janë në mënyrë të rregullt dhe pa dëme për punëtorët.

Më poshtë edhe reagimi i plotë i kësaj sindikate:

Që nga paslufta e deri më tani të gjitha ndërmarrjet publike janë shkatërruar, gjoja se po bejnë privatizimin e tyre, por ka ndodhur e kundërta është bërë Pasivizimi i tyre, sepse nuk kanë zgjedhur as kriterë për Privatizim dhe as bazë për ndermarrësi që të janë në mënyrë të rregullt dhe pa dëme për punëtorët.
E njëjta ndodhë sot me ndërmarrjet publike me politikat degraduese dhe shkatërruese siç ishte më kompaninë me profitabile dikur PTT-në e tani në prag të kapitullimit si dhe tani kanë filluar të mbisundojnë me KEK-un e KOSTT-in duke futur në ligjin për paga dhe duke cunguar Prodhimin me Energji elektrike.
Dikush mund të thotë se qysh me cunguar Prodhimin, çka lidhet ligji i Pagave me prodhimin?
Arsyeja është sepse ne kur po funksionojmë si shoqëri Aksionere punëtorët tonë angazhohen maksimalisht duke mos kursyer asgjë në mënyrë që të jetë prodhimi i energjisë elektrike në nivelin më të lartë të mundshëm, me qëllim të arritjes së sukseseve financiare dhe ngritjen e standarteve të tyre dhe nga ky Prodhim sot buxheti i Kosovës përfiton rreth 30milionë € në vit.
Kurse tani kur jemi në ligjin për paga cila është arsyeja që punëtorët të sfidojnë për punën e tyre pasi ju cungohet e drejta e të ardhurave të tyre, pse punëtorët e KEK-ut të bejnë intervenime përveç ditës së punës edhe në mes të natës vetëm për të ruajtur stabilitetin me prodhim të energjisë elektrike.
President, Kryeminister, Kryeparlamentar, Deputetët, Ministra, Bord i KEK-ut, Menaxhment i KEK-ut hapni syt mirë sepse se nese cungohet e drejta e të ardhurave tona do të cungohet edhe vullneti për punën e që nënkupton prodhim jo stabil me energji elektrike në Vënd, që nënkupton se Qeveria mund të mos përfitojë dhjetra miliona € në vit siq i ka deri më tani.
Të ndëruar punëmarrës të KEK-ut keta deputetët në kuvendin e Republikës së Kosovës kanë pagë 1912€ pa i llogaritur meditjet e benificione tjera e kur dihet se në çfarë mënyre kanë hyrë deputetët, dhe ka shumë prej tyre që nuk dinë as ligjin me komentuar, kurse ne Korporata Energjetike e Kosovës nuk prodhojmë RRENA e as nuk marrim taksat e qytetarëve të Kosovës por prodhojmë Energji Elektrike dhe po dojnë me na kufizuar me koeficientin 1 deri 7 që i bie nga 239€ deri 1673€.


MË SHUME NGA Aktuale