Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafir i parë do të jetë Enis Qafëleshi sekretar gjeneral i FTK-së. Ai do të flas për kampionatin e Kosovës në Taekwondo.

Kurse mysafir të tjerë do të jenë Aslıhan Demirtaş, arkitekte dhe Ares Shporta drejtor ekzekutiv i fondacionit “Lumbardh”. Ata do të flasin për programin publik ”bukuria e asaj që mbetet”.

Ndërsa Mirjeta Qehaja piktore, do të flas për ekspozitën “holocaust”

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.
 

Autor: RTKlive