3 trajtime në kushte shtëpie që lehtësojnë djegiet e shkallës së parë

3 trajtime në kushte shtëpie që lehtësojnë djegiet e shkallës së parë

Kush kalon kohë në kuzhinë e gatuan di që djegiet e lehta të shkallës së parë janë të pashmangshme.

Nxjerrja e tavave nga furra, tiganët e nxehtë, kontakti me ushqimet që valojnë mund të na lëndojnë lëkurën, por nëse do të dini t’i trajtoni në kohë ato nuk do të jenë problem!

 Krem me përmbajtje hidrokortisone

Ky krem me përqindje 0.5% hidrokortizone (mund te jete i cfaredo lloj firme) duhet të aplikohet mbi plagë dhe të mbështillet me një garzë sterile. Mund të merret në farmaci pa rekomandimin e mjekut dhe mund të përdoret për djegiet e shkallës së parë.

 Xheli i aloe verës

Xheli i kësaj bime njihet për vetitë antiinflamatore dhe në këto raste është një nga trajtimet më të mira në kushte shtëpie. Ju mund të merrni xhelin direkt nga bima ose ta blini në dyqanet e bimëve mjekësore. Duhet ta aplikoni disa herë në ditë dhe në mënyrë që lëkura të mos ketë kontakt me agjentët e jashtëm duhet mbështjellë me një letër apo cohë sterile.

Lëvorja e patates

Sipas U.S. National Library of Medicine lëkura e ziera të patateve ndihmon gjithashtu në trajtimin e plagëve të djegies. Pasi të keni zhveshur patatet nga lëkura e cila është e hollë si cipë, me këtë të fundit mbuloni plagën. Mund të aplikoni pak krem të posaçëm për djegie dhe sërish të vendosni lëvoren e patates mbi lëvore.