Air France anulon të gjitha fluturimet për në Venezuelë

Air France anulon të gjitha fluturimet për në Venezuelë

Air France, ka konfirmuar se nga shkaku i krizës në Venezuelë, të gjitha fluturimet që për destinacion kanë kryeqytetin e atij vendi, Karakasin, janë anuluar deri të hënën, ndërkohë që fluturimet drejt Panamasë do të zhvillohen.

Kompania ajrore kombëtare e Francës, Air France, ka anuluar të gjitha fluturimet për në Karakas deri të hënën, ndërsa si arsye është dhënë kiza në Venezuelë.

Air France, ka konfirmuar se nga shkaku i krizës në Venezuelë, të gjitha fluturimet që për destinacion kanë kryeqytetin e atij vendi, Karakasin, janë anuluar deri të hënën, ndërkohë që fluturimet drejt Panamasë do të zhvillohen normalisht.

Pas njoftimit të opozitës venezuelase, e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, se më 23 shkurt në vend do të hyjë një autokolonë me ndihma humanitare, Venezuela ka hyrë në një periudhë tejet të tensionuar.

Ky vend është përfshirë nga një krizë politike që nisi me protestat e 10 janarit, kur presidenti Nicolas Maduro u betua për një mandat të dytë pas një votimi të bojkotuar nga opozita.

Tensionet u rritën kur Juan Guaido, i cili kryeson Asamblenë Kombëtare të Venezuelës, u vetëshpall si president më 23 janar, një veprim i cili u mbështet nga SHBA-të dhe shumë vende të Evropës dhe Amerikës Latine.

Rusia, Turqia, Kina, Irani, Bolivia dhe Meksika kanë shprehur solidaritet me presidentin Maduro./aa/