Alarm për bombë në një gjimnaz në Sarajevë, evakuohet ndërtesa

Alarm për bombë në një gjimnaz në Sarajevë, evakuohet ndërtesa

Për shkak të një alarmi për bombë është bërë evakuimi i një gjimnazi në Sarajevë.

Sipas mediave vendase, përcjell Telegrafi, kjo është konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kantonit të Sarajevës.

Siç thuhet tutje, njoftimi është marrë në orën 7:50, pas së cilës policia është dërguar në vendin e ngjarjes dhe është kryer evakuimi i ndërtesës.

Ndërkohë është bërë e ditur se një alarm i tillë ka dalë të jetë i rremë.