Nesër e pasnesër 100 fluturime në ANP “Adem Jashari”

Nesër e pasnesër 100 fluturime në ANP “Adem Jashari”

Menaxheri i planifikimit të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” Driton Hyseni, ka paralajmëruar se nesër e pasnesër do të ketë qarkullim të madh të udhëtarëve në ANP.

Ai ka paralajmëruar se nesër e pasnesër do të jenë gjithsej 100 fluturime dhe që të gjitha do të realizohen sipas planit.

Ndryshe Aeroporti i Prishtinës vitin e kaluar kishte thyer rekordin e udhëtarëve që e kishin shfrytëzuar atë për vajtje-ardhje.