Makarona me mish pule

Makarona me mish pule

Këto janë një ndër pastat më të shijshme që keni provuar ndonjëherë sepse janë tejet të shijshme dhe të thjeshta për t’u përgatitur!

Përbërësit:

  • 2 feta gjoks pule
  • 1 spec të kuq
  • 1 spec të portokalltë
  • 1 spec të verdhë
  • 1 qepë
  • Kripë
  • Piper të zi
  • Spec të kuq të bluar
  • Pluhur hudhre ose 2 copa hudhër
  • Fara qimnon
  • makarona
  • djathë çedar (në mungesë të tij bën të zëvendësohet edhe me djathë kaçkavall)

Përgatitja:

  • Fetat e pulës i fërgoni në një tigan me vaj derisa të fërgohen në të gjitha anët njësoj. Pastaj i hiqni nga tigani dhe në atë tigan i shtoni fetat e të tri llojeve të specave dhe fetat e qepës.
  • Pasi të fërgohen mirë specat dhe qepa i shtoni fetat e pulës të fërguara më herët dhe i shtoni kripë, piper të zi, spec të kuqe të bluar, pluhur hudhre, fara qimnon dhe përziejni të gjitha së bashku.
  • Pasi të fërgohen të gjitha produktet i shtoni 5 gota qumësht dhe makaronat. Pastaj përziejni të gjitha së bashku dhe mbyllni me kapak për 20 minuta.
  • Pasi të zihen makaronat i shtojmë djathin çedar dhe i përziejmë mirë.
  • Pastaj mund t’i shërbeni sipas dëshirës.