Trajtimi më i mirë i flokëve pas lyerjes, në kushtet e shtëpie

Trajtimi më i mirë i flokëve pas lyerjes, në kushtet e shtëpie

Pasi i ke lyer flokët, sidomos gjatë stinës së verës, është e natyrshme të ndiesh ashpërsinë e bojës dhe derisa floku i ri të mësohet me bojën, ka nevojë për trajtim.

Flokët e lyer kanë gjithmonë nevojë të trajtohen me kujdes në mënyrë që mos të thahen e të dëmtohen, aq më tepër gjatë stinë së nxehtë.
Maska më e mirë që të ndihmon në këto raste që u rikthen gjallërinë flokëve është shumë e thjeshtë, vetëm me dy përbërës: qumësht dhe mjaltë.

Mjalti, siç dihet është shumë i pasur me aminoacide dhe vitamina që jo vetëm i ushqejnë, por në të njëjtën kohë edhe i zbusin flokët, ndërsa qumështi e bën flokun më të fortë dhe e ndihmon të rrisë volumin e duhur.

Përgatitja:

2 lugë gjelle mjaltë natyral

2 lugë gjelle qumësht (këshillohet qumësht i freskët lope)

Përzieji bashkë qumështin dhe mjaltin derisa të krijohet një masë homogjene. Aplikoje në flokë duke e masazhuar skalpin me mollëzat e gishtave. Pasi ta kesh shpërndarë në të gjithë flokët, mbuloje kokën me peshqir dhe mbaje maskën për rreth 30 minuta. Më pas laji flokët normalisht me shampo.