Ministri japonez kërkon falje pasi u vonua tre minuta në parlament

Ministri japonez kërkon falje pasi u vonua tre minuta në parlament

Ministri japonez i Olimpiadës, Yoshitaka Sakurada, ka kërkuar falje publike pasi kishte arritur tre minuta më vonë në një takim në parlament.

Deputetët e opozitës thanë se vonesa e tij tregoi mosrespektim dhe kanë bojkotuar një takim të komitetit buxhetor për pesë orë në shenjë proteste, njofton Klan Kosova.

Ata kanë qenë shumë kritik ndaj Sakurada pas një serie të gafave.

Ministri edhe më parë ishte kritikuar parë pasi kishte deklaruar se është i zhgënjyer për një atlete të diagnostifikuar me leukemi. Pas kritikave të shumta, ai ishte i detyruar të kërkojë falje edhe për këtë deklaratë.

Dhe vitin e kaluar, Sakurada, i cili është gjithashtu ministër i sigurisë kibernetike, tha se ai kurrë nuk kishte përdorur një kompjuter, duke shtuar se ai gjithmonë e kishte deleguar punën tek vartësit e tij.

Opozita ka kërkuar vazhdimisht dorëheqjen e tij