​Haradinaj: Nuk kam presion për heqjen e taksës

​Haradinaj: Nuk kam presion për heqjen e taksës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ka mendime të ndryshme, por jo edhe presion për heqjen e taksës.

“Nuk kemi presion, kemi mendime të ndryshme. Ky është një shembull shumë i vërtetë nuk po e imagjinojmë, prodhimi është rrit qind për qind këtu, pra 100 për qind kemi rritje të prodhimit, pse a jo a ka më mirë se kjo”, ka thënë Haradinaj kur është pyetur se a ka presion për heqjen e taksës, të vendosur tre muaj më parë.

Haradinaj të premtën ka zhvilluar një vizitë pune në kompaninë “Liri” në Prizren.