Bishtaja me jogurt në furrë

Bishtaja me jogurt në furrë

Një ide e shkëlqyer për një drekë të shijshme familjare.

Përbërësit:

500 gr bishtaja

1 qepë

2 vezë

1 lugë e vogël kripë

1 lugë e vogël mëlmesa

1 jogurt

pak vaj.

Udhëzimet:

Qepën priteni imët dhe fërgojeni në pak vaj derisa të zbutet.

Shtoni bishtajat e prera, kriposini e shtojuni mëlmesa sipas dëshirës.

Kaurdisini të gjitha bashkë për një kohë.

Pastaj shtoni ujë aq sa për të mbuluar bishtajat, uleni temperaturën dhe ziejini bishtajat për 45 minuta në temperaturë mesatare.

Bishtajat e ziera largojini nga zjarri e më pas kullojini nga uji.

Renditini në një tavë qeramike.

Në një enë tjetër rrahini vezët me pirun, shtoni jogurtin dhe pak lëng nga ai ku janë zier bishtajat.

Shtoni edhe pak kripë dhe këtë masë hidheni mbi bishtajat.

Tavën e përgatitur vendoseni në furrën e parangrohur në 200 gradë dhe piqeni për 15-20 minuta.