Recetë: Kube çokollate

Recetë: Kube çokollate

Është një ëmbëlsirë që e gatuajmë shpesh. Kombinimi i çokollatës me portokall jep një shije të mahnitshme.

Përbërësit

Për petën:

5 lugë gjelle miell

5 vezë

5 lugë gjelle sheqer

3 lugë gjelle kakao

1 pluhur pjekurinash

1 sheqer vanilje

100 ml vaj

100 ml qumësht

lëvorja e një portokalli

Për kremin:

500 ml ajkë për gatim

350 gr cokollatë gatimi

1 lëng portokalli

Për sherbetin:

100 ml qumësht

4 lugë gjelle lëng portokalli

4 lugë gjelle sheqer.

Udhëzimet:

Ndajini të bardhët nga të kuqtë e vezëve dhe rrahini derisa të fitoni një shkumë të bardhë.

Të kuqtë e vezëve rrahini me sheqer derisa të shkrihet ky e më pas shtoni miellin, pluhurin për pjekurina, sheqer vaniljen, qumështin, vajin dhe kakaon.

Masën përziejeni mirë e në fund shtojani të bardhët e rrahur të vezëve.

Ëmbëlsirën piqeni në furrën e parangrohur në 180 gradë për 20 minuta.

Ndërkohë bëjini bashkë të gjithë përbërësit për shurupin dhe atë hidheni mbi petën e nxehtë të ëmbëlsirës.

Kur të jetë ftohur ëmbëlsira, përgatiteni kremin duke e shkrirë çokollatën bashkë me ajkën për gatim dhe lëngun e portokallit.

Kremin e përgatitur hidheni mbi ëmbëlsirën e ftohtë.