Sallatë me bishtaja e djath feta

Sallatë me bishtaja e djath feta

Një sallatë e freskët dhe e shijshme, që do t’iu shijojë shumë.

Përbërësit:

500 gr bishtaja

1 spec i kuq

2 thelpinj hudhre

¼ gotë verë e bardhë

¼ filxhan djath feta

kripë dhe piper i zi.

Udhëzimet:

Në një tavë ngroheni pak vaj ulliri dhe fërgojeni specin e grirë në kubikë të vegjël dhe hudhrën.

Fërgojeni derisa të zbutet speci e më pas shtoni bishtajat.

Shtojani verën e bardhë, mbulojeni tavën dhe lëreni të ziej për 10 minuta.

Kriposeni, piperoseni dhe shtojini djathin feta.

Ziejeni edhe për 4 minuta të tjerë e më pas shërbejeni.