Patate të pjekura në furrë

Patate të pjekura në furrë

Patate të shijshme, të buta nga brenda e krokante nga jashtë. Mund t’i shërbeni si paragjellë.

Përbërësit:

1 kg patate

vaj ulliri

mëlmesa.

Udhëzimet:

Patatet qërojini e ndajini përgjysmë.

Ziejini për 10 minuta në ujë me kripë.

Pastaj, patatet e ziera rendisini në një rresht në një tepsi më të madhe.

Piqini për 30 minuta.

Më pas patatet largojini nga furra dhe një nga një shtypini lehtas me shtypësen e puresë.

Mëlmesat përziejini me 3 lugë gjelle vaj ulliri dhe hidhini sipër patateve të pjekura .

Tepsinë kthejeni në furrë edhe 30 minuta të tjera, derisa patatet të marrin një ngjyrë të artë.