Toptha n’salcë të kuqe

Toptha n’salcë të kuqe

Të thjeshta dhe klasike. Këto qofte mund t’i shërbeni me oriz ose me makarona.

Përbërësit:

500 gr mish i bluar

4 lugë gjelle troshka buke/galetë

1 lugë gjelle magdanoz

1 thelpinj hudhre

1 vezë

kripë dhe piper i zi

100 gr parmezan

Për salcën:

2 konzerva domate

1 qepë

2 thelpinj hudhre


1 lugë sheqer

2 lugë gjelle pure domatesh

vaj ulliri

kripë dhe piper i zi.

Udhëzimet:

Në një enë të thellë bëjeni bashkë mishin, galetën, magdanozin, parmezanin, kripën, piperin e hudhrën.

Shtoni vezën e përziejeni mirë masën me duar. Nga masa krijoni toptha të vegjël.

Njëkohësisht bëjeni salcën. Në një tigan të madh fërgojeni në vaj ulliri qepën e grirë imët. Shtoni domatet, kripën e sheqerin.

Masën ziejeni në zjarr mesatar për afro një orë derisa t’i avullojë lëngu i tepërt.

Shtoni purenë e domates, borzilokun, piperin dhe topthat me mish.

Ziejini të gjitha bashkë edhe për 30 minuta e më pas shërbejini.