Ditari i Udhëtimit - Big Log i Robert Plant-it

Ditari i Udhëtimit - Big Log i Robert Plant-it

Përktheu: Besnik Hamiti

Dashuria ime është e lidhur me autostradën

Pasioni i saj rritet, me shpejtësi qytetet kur i lë pas

E dritat e kuqe të veturave treten në muzgun e natës

Me mijëra pyetje marrin fluturim

Dashuria ime janë kilometrat e pritja

Me sytë e zgurdulluar, e vështrimin te ora

Fshetësia që djeg e dhimbja e pafund

E ushqimi i saj janë vitet

Më udhëheq, më çon tutje udhës

Duke vozitur përtej

Duke më shtyrë përgjatë rrugës

 

Dashuria ime po tejkalon kufirin

Sy-skuqur e me zjarrmi nga gumëzhitja e kilometrave

Rrugë e gjatë dhe përmallim, mendimet më përplasen

Të pushoj pak anash rrugës?

Dashuria jote përkundet në dituri

Sytë në pasqyrë, ende duke pritur se do të vinë

Duke ndjerë shumë mirë se udhëtimit i erdhi fundi

S’ka kthim prapa

Jo

S’ka kthim prapa

Në arrati

Dashuria ime është e lidhur me autostradën

Oh, me autostradën, dhe

Me natën që bjen

Dashuria ime është e lidhur me autostradën