Recetë për sallatë të gjelbër

Recetë për sallatë të gjelbër

Edhe pse shpesh di të bëhet e mërzitshme, përgatitja e sallatës së gjelbër në këtë mënyrë, do t’iu shijojë jashtëzakonisht shumë.

Përbërësit:

1 sallatë e gjelbër

20 gr krutonë

1 vezë

1 lugë gjelle vaj ulliri

1/2 lëng limoni

kripë dhe piper i zi.

Udhëzimet:

Sallatën lajeni mirë, thajeni.

Vezën ziejeni për 10 minuta. Më pas grijeni imët në rende e bashkojeni me vajin e ullirit, lëngun e limonit dhe kripën.

Këtë teksturë hidheni mbi sallatën me krutonë, përziejeni mirë dhe shërbejeni.